Shkodran Mustafi është tronditur nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Londër.
Ylli shqiptar i Arsenalit, i cili u transferua te skuadra londineze verën e kaluar për 30 milionë funta, nuk mund ta besojë atë që ndodhi mbrëmë në Londër, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk mund ta besojë këtë. Lutjet e mia sot janë për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia në Londër dje”, shkruan Mustafi në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Shtatë persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë të lënduar nga ky sulmi që ndodhi në Urën e Londrës. 21 nga personat e lënduar vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forca të armatosura policore kanë arrestuar 12 persona në lidhje me këtë sulm terrorist./arbresh.info
Can't believe it… my prayers today are with everyone affected by the tragedy in London yesterday. 🇬🇧🙏🏽😞
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) June 4, 2017
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...