Shkodran Mustafi ka hedhur poshtë një sondazh sipas të cilit rezulton mbrojtësi i dytë më i keq në botë duke thënë se kritikat për performancat e tij nga tifozët e Arsenalit janë “bërë të paarsyeshme”.
Fituesi i Kampionatit Botëror në vitin 2014 ishte vlerësuar si mbrojtësi më i keq menjëherë pas Phil Jones së Manchester United në një sondazh nga gazeta spanjolle Marca, transmeton portali arbresh.info.
Por, Mustafi ka hedhur poshtë gjithë këto duke thënë se do të kishin kredibilitet vetën nëse do të ishin nga top trajnerët dhe jo tifozët.
“Unë mund të përballem gjithashtu me kritika të ashpra”, ka thënë futbollisti shqiptar për Der Spiegel.
“Por kritikat kanë eskaluar dhe janë bërë të paarsyeshme. Jam kthyer në një shënjestër. Në një pikë njerëzit më fajësonin mua për një disfatë në një ndeshje që unë as nuk kisha luajtur”
Mustafi ishte bërë mbrojtësi më i shtrenjtë si reprezentues i Gjermanisë me transferimin e tij në Emirates për 40 milionë euro në vitin 2016./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...