Arsene Wenger ka zbuluar se Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim në kofshë kundër Manchester United dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme (e enjte) në Evropa Ligë kundër BATE Borisov.
Mustafi është detyruar të largohet herët nga fusha në ndeshjen si nikoqir të shtunën e kaluar ndaj Manchester United, ku “Topçinjtë” ishin në disavantazh për 2 me 0 pas vetëm 10 minutave lojë transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë nuk do të luaj kundër Bate Borisov, duket se ai nuk do të qëndrojë gjatë jashtë fushës pasi mund të rikthehet në vikend në ndeshjen ndaj Southamptonit.
“Ne kemi një problem të vogël me Mustafin nga ndeshja e së shtunës, por të gjithë të tjerët janë në rregull. Është një problem shumë i vogël. Ka mundësi që luan ndaj Southamptonit”, ka thënë trajneri Arsene Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Përveç Santi Cazorlas që është lëndim afatgjatë, “Topçinjtë” duket se kanë të gjithë lojtarët e tjerë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme./arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen