Shkodran Mustafi është konfirmuar se nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të “Topçinjve”.
Trajneri Arsene Wenger ka konfirmuar në një konferencë për shtyp se mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë i gatshëm të rikthehet këtë vikend për ndeshjen kundër Southamptonit, shkruan portali arbresh.info.
Mustafi u lëndua gjatë derbit në Emirates kundër Manchester United dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 13′, ku “Djajtë e Kuq” ishin duke udhëhequr me rezultat 2 me 0.
“I vetmi që është jashtë për momentin është Mustafi. Ai me siguri nuk është në dispozicion për të dielën. Këtu ekziston një mundësi e vogël që të rikthehet ndaj West Hamit, por ai nuk do të jetë në dispozicion të dielën”, ka thënë trajneri francez në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka bërë vetëm 9 paraqitje pas gjithsej 15 xhirove në Premierë Ligë si pasojë e lëndimeve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin