Shkodran Mustafi mund të shkarkohet nga Arsenali

23:51 | 26 Gusht 2017
Arbresh Info

Vetëm 12 muaj pas nënshkrimit me mbrojtësin shqiptar, Arsene Wenger është i hapur të shes Shkodran Mustafin para afatit përfundimtar të transferimeve.

Reprezentuesi i Gjermanisë iu bashkua “Topçinjve” verën e kaluar për një tarifë prej 35 milionë funta, por klubi me seriozitet është duke menduar largimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Interi tashmë është përpjekur për të siguruar shërbimet e tij derisa Juventusi është gjithashtu duke monitoruar situatën.

Arsenali dëshiron të sigurojë tarifën e njëjtë që ata shpenzuar te Mustafi.

Ylli shqiptar shkëlqeu në muajt e parë të sezonit, por performancat e tij pësuan rënie në fund të edicionit, megjithëse lëndimet luajtën një rol të madh në humbjen e formës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme