Shkodran Mustafi ka lënë të kuptohet se ai mund largohet nga Arsenali dhe po mendon për një rikthim në Gjermani.
Mbrojtësi shqiptar, tani 28 vjeç, iu bashkua Gunners për 34.85 milionë funte nga Valencia në vitin 2016.
Por mungesa e formës dhe qëndrueshmërisë, ka bërë që tifozët shumë shpesh të kenë kritika ndaj tij dhe shitja e tij shihet tashmë në horizont.
Ka qenë vetë Mustafi që sugjeroi se një transferim në Gjermani mund të ishte mundësi në këtë verë.
“Është e vështirë të parashikosh se si do të zhvillohet faza e transferimit në situatën aktuale”.
“(Bundesliga është) gjithmonë interesante. Sportivisht, ajo ka pësuar një zhvillim të madh. Përveç kësaj, është shtëpia ime”.
“Shumë janë të mahnitur me nivelin atje. Në Angli, ishin shumë të befasuar se sa mirë Bundesliga arriti të rikthehej. Liga Premier sigurisht e ka marrë këtë si një shembull”, ka thënë Mustafi për BILD.
Prej largimit nga Hamburgu në vititn 2009 për t’u bashkuar me akademinë e Evertonit, mbrojtësi nuk është rikthyer të luajë për një ekip gjerman, pasi bëri karrierë të Sampdoria dhe Valencia pastaj.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...