Edicioni në Evropa Ligë i Arsenalit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas fitores 3 me 0 ndaj Eintracht Frankfurt dy javë më parë, “Topçinjtë” mirëpriten në Emirates skuadrën belge Standard Liege mbrëmjen e së enjtes duke regjistruar kështu fitoren tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Me anë të dy golave nga Gabriel Martinelli, një nga Joe Willock dhe Dani Ceballos, skuadra e Unai Emery siguroi fitore të thellë 4 me 0 ndaj skuadrës së Mërgim Vojvodës.
Një tjetër aspekt pozitiv i performancës nga skuadra në veri të Londrës ishte mbajtja e portës së partë për të tretën herë këtë sezon.
Por një gjë vërtetë interesante në lidhje me këto ndeshje është prezenca e Shkodran Mustafit.
Edhe pse ishte afër largimit gjatë merkatos verore të transferimeve, mbrojtësi shqiptar ka bërë disa paraqitje të mirë këtë edicion te “Topçinjtë” duke mbajtur gjithçka të mbyllur në mbrojtje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas fitores ndaj Frankfurtit muajin e kaluar, Mustafi bëri të qartë se fokusi i tij vazhdon të jetë në Arsenal dhe se është i relaksuar nga ajo që mund të vije më vonë.
“Babai im, i cili është edhe agjent i imi, ka folur me klubin”, ka thënë ai për Sport BILD. “Unë jam një lojtar i Arsenalit dhe kam edhe dy vite të mbetura në kontratë”
“Unë nuk kam qenë asnjëherë një person që nis luftë kur diçka nuk funksionon. Unë gjithmonë e kam thënë: ‘Nëse është e mundur, unë jam i hapur për të bërë hapin tjetër. Nëse nuk është, do të vazhdojë të luaj futbollin tim'”
“Trajneri më ka thënë se më sheh mua ashtu siç e sheh çdo lojtar tjetër në skuadër. Kjo është arsyeja pse kam luajtur sot dhe kjo është e gjitha”
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi Mustafi./arbresh.info/