Shkodran Mustafi aksidentalisht lëndoi mesfushorin Jack Wilshere në minutat e parë të ndeshjes në Evropa Ligë ndërmjet Arsenalit dhe CSKA Moscow.
Derisa ishin në një epërsi prej 4 me 1, “Topçinjtë” kishin ndërmend të fillonin ndeshjen fuqishëm në Rusi, transmeton portali arbresh.info. Por, nikoqirët ishin duke u përpjekur për të bërë presion në skuadrën angleze dhe një krosim kishte arritur brenda zonës së rreptësisë në minutën e 8′.
Mustafi u hodh për ta larguar atë me kokë, por topi shkoi pa dashje direkt në fytyrën e Jack Wilsheres.
Mesfushori anglez ishte shtrirë në tokë nga dhimbja e kokës, gjë që detyroi gjithashtu gjyqtarin ta ndërpres ndeshjes.
Wilshere mori trajtimin nga stafi mjekësor i Arsenalit dhe u largua nga fusha menjëherë, por lojtari ishte në gjendje të rikthehet në aksion pas vetëm disa minutave.Arsenali vazhdoi tutje në çerekfinale të UEFA Evropa Ligës me rezultat të përgjithshëm 6 me 3./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën