Shkodran Mustafi është duke u kërkuar për transferim nga skuadra italiane Interi.
Mbrojtësi shqiptar është shënjestër për transferim e gjigantit në Serie A derisa Arsene Wenger vazhdon të ketë si qëllim zvogëlimin e skuadrës, shkruan portali arbresh.info. Trajneri i “Topçinjve” ka diskutuar rreth transferimit të mundshëm të yllit shqiptar larg nga klubi në Emirates Stadium duke lënë gjithçka të hapur.
“Është vështirë për të folur për çdo rast individual sepse ne jemi në shtatë ditët e fundit të merkatos së transferimeve”, ka thënë fillimisht francezi në një konferencë për media.
“Është gjithmonë vështirë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë. Ju duhet të bëni vendime të shpejta dhe të mbreta, dhe nuk mund të planifikoni këtë dhe të vini në një konferencë për media dhe t’i përgjigjeni çdo kërkese”.
Mustafi u transferua te gjiganti londinez verën e kaluar për një tarifë rreth 30 milionë funta./arbresh.info/
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...