Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit e ka mbajtur më shumë portën e paprekuar këtë sezon sesa Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Harry Maguire i Manchester Unitedit.
Mbrojtësi shqiptar ka tre ndeshje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat, dhe në të tre këto ndeshje, klubi londinez nuk ka pranuar gol.
Ai e ‘mbylli’ portën ndaj Nottingham Forest në Kupën EFL, ndaj Eintracht Frankfurt si dhe Standard Liege në Ligën e Evropës.
Në anën tjetër, rivalët e tij, Van Dijk dhe Maguire kanë mbajtur portën e paprekur me ekipet e tyre vetëm në dy raste këtë sezon në të gjitha garat.
Mustafi është kritikuar shpesh nga fansat, por duhet të pranohet – ai ka qenë një mur i pakalueshëm në mbrojtje në ndeshjet në të cilat ka luajtur.
Ndeshja e tretë që Arsenali nuk pëson gol me Mustafin në mbrojtje u bë pikë bisedimi i komunitetit të fansave të futbollit në internet.
Pas paraqitjeve të mira, Mustafi pritet ta fitojë edhe vendin në ekipin që luan në Ligën Premier, pasi David Luiz dhe Sokratis Papastathopoulos nuk është se kanë bindur totalisht.
Performanca e tij e fundit i thuhet se e ka bindur trajnerin Unai Emery që t’ia besoj një fanellë titullari më ndeshjen e ligës së Arsenalit me Bournemouthin të dielën.
https://twitter.com/now_arsenaI/status/1179863295383277584
https://twitter.com/DaRealGunner/status/1179860982031626240
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media