Shkodran Mustafi i ofrohet AC Milanit

18:51 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Largimi i Shkodran Mustafit nga Arsenali duket i pashmangshëm.

Siç raportojnë së fundmi mediat në Itali, futbollisti shqiptar do të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës në AC Milan, transmeton portali arbresh.info.

Il Milanista raporton se Shkodran Mustafi i është ofruar “Rossonerëve”.

Kalimi në formë huazimi dhe në formë të përhershme është i mundshëm, por skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos besohet se preferon huazimin e tij.

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar tri sezone te Arsenali që vazhdon qëndrimin jashtë top katërshes.

27-vjeçari ka bërë një numër të madh gabimesh në Londër dhe është kritikuar vazhdimisht nga tifozët gjatë gjithë qëndrimit të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme