Shkodran Mustafi flitet për transferim te Milani, gëzohen tifozët e Arsenalit

12:53 | 11 Maj 2019
Arbresh Info

AC Milani është duke konsideruar transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali dhe ish drejtori ekzekutiv i tyre Ivan Gazidis është duke orkestruar të gjithë këtë.

Tifozët e skuadrës angleze me gëzim e kanë pritur këtë dhe kanë reaguar në rrjete sociale duke kërkuar që mbrojtësit t’i lejohet kjo lëvizje, transmeton portali arbresh.info.

27-vjeçari ka qenë viktimë e zemërimit të shumtë të tifozëve të Arsenalit si pasojë e një numri të madh gabimesh që kanë rezultuar në pësim të golave.

Sipas një raporti nga Tuttosport, ish ylli i Valencias mund të jetë afër largimit nga Emirates këtë verë dhe Milani është skuadra që i ofron këtë mundësi.

Italianët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë në Serie A dhe Mustafi ka shpenzuar dy sezone në të kaluarën te Sampdoria para transferimit në Spanjë në vitin 2014./arbresh.info/

Shikoni më poshtë reagimet e tifozëve:

https://twitter.com/PatrickTimmons1/status/1126882953764704256

https://twitter.com/Coach_Lee/status/1127031872985260033

https://twitter.com/Ciaron_Z/status/1127000441651322880

https://twitter.com/DamienP31189921/status/1126984459029504003

https://twitter.com/IondonsGreatest/status/1126966087147556864

https://twitter.com/GavinBinding/status/1126950048317739009

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme