Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka pritet të largohen nga Arsenali

11:45 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Granit Xhaka nuk e kanë të sigurt nëse do të jenë pjesë e Arsenalit edhe në edicionin e ardhshëm.

Të dy shqiptarët, siç raportojnë mediumet në Angli të mërkurën, nuk kanë arsyetuar pritshmëritë, dhe gjasat janë të mëdha që gjatë verës të përfshihen në listën e lojtarëve që do të jenë në shitje.

“Arsenali këtë verë do ta rishikojë ekipin dhe vetëm dy vjet pas transferimit të tyre, Mustafi dhe Xhaka nuk janë në plane për të ardhmen”, shkruan “standard.co.uk”.

Si Mustafi ashtu edhe Xhaka me Arsenalin kanë kontratë deri në vitin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme