Arsenal është duke u munduar ta shesë qendërmbrojtësin, Shkodran Mustafi në afatin e janarit.
“Topçinjtë” këtë sezon kanë pasur tre trajnerë të ndryshëm, mirëpo Mustafi nuk ka arritur të tregojë kualitetin duke bërë vetëm tri paraqitje.
Sipas The Mirror, shqiptari është në bisedime me bordin e Arsenalit për një largim të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e di që Calum Chambers mund të mungojë për një kohë të gjatë, andaj duhet të vendosë nëse dëshiron ta mbajë ose jo Mustafin.
Gjiganti anglez është i lidhur me Dayot Upamecano, Daniele Rugani dhe Jerome Boateng këtë muaj, mirëpo sipas raportimeve Arsenal duhet të shesë disa lojtarë për të rritur fondet.
Klubi londinez shpenzoi 140 milionë euro për gjashtë lojtarë në afatin veror./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...