Shkëndija vetëm një barazim dhe asnjë humbje në nëntë xhiro të kampionatit në Maqedoni

19:26 | 4 Tetor 2017
Arbresh Info

Shkëndija nga Tetova është lider (me 25 pikë) pas rrethit të parë të garave në LPFM, duke mbyllur një ecuri model për tre etapat e mbetura në LPFM.

Ekipi nuk njeh disfatën, fiton 8-të nga 9-të takime në elitë, ndërsa është bindshëm skuadra më efikase në kampionatme 28-ë gola të shënuar.

Ferhan Hasani- Buba me 7-të realizime, Besart Ibraimi me 5 dhe Armend Alimi e Izair Emini me nga 4 gola i prinë listës së golashënuesve në Maqedoni

Futbollistët e Shkëndijës janë duke shijuar tre ditë pushim të dhëna nga stafi teknik. Pas fitores të së shtunës 1:3 me Pelisterin në Manastir dhe pauzës dy javore që pason në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese është paraparë pushim disa ditorë gjatë së cilit futbollistët do të mund të marrin veten pas ritmit të ngjeshur të ndeshjeve në etapën e parë të futbollit vendor.

Pas 9-të xhirove të zhvilluara është mbyllur rrethi i parë i garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe të gjithë parametrat me plot meritë e vendosin Shkëndijën në pozitën e parë. Në kampionatin me 10-të skuadra ku luhet në formatin e katër rretheve, “kuqezinjtë” pasi janë përballur me secilin kundërshtar kanë bilanc prej 8-të fitoreve, një barazimi dhe asnjë disfate, duke qenë lider të renditjes me 25 pikë të tubuara, shkruan tetovasot.

Shkëndija ka dominuar në tërësi kampionatin e deritashëm, duke bërë të vetin edhe rekordin e startit më të mirë të një ekipi në futbollin e Maqedonisë, pas rrethit të parë të garave.

Pas verës së suksesshme evropiane ku për të dytin vit me radhë skuadra luajti në “Play Off” të UEFA Europa League, futbollistët treguan vazhdimësi edhe në kampionat ku ishin vazhdimisht në nivel më lartë se tjerët. 28-të gola në 9-të përballje e bëjnë Shkëndijën ekipin më efikas deri në këtë fazë, ndërsa pikërisht nga tabori ynë dalin 4 golashënuesit më të mirë të momentit në LPFM.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme