Shkëndija udhëton drejt Turqisë, do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore

11:18 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Pasi përfundoi fazën e parë të përgatitjeve në qytetin e Ohrit, Shkëndija u nis mëngjesin e sotëm drejt Antalias, ku do të vijojë fazën përgatitore dimërore.

Në tokën turke tetovarët pritet të qëndrojnë deri më 4 Shkurt, ndërsa janë planifikuar edhe 4 ndeshje miqësore, duke filluar nga dita e hënë.

Me skuadrën nuk ka udhëtuar Arbin Zejnullai për faktin se është i dëmtuar, ndërsa trajneri Qatip Osmani ka marrë me vete edhe disa futbollistë të dalë nga ekipi i moshave të Shkëndijës.

Miqësoren e parë në tokën turke Shkëndija do ta luajë më 22 Janar përballë Zurichut, për të vijuar më pas në 26 ndaj Olimpic Donetsk, 30 ndaj Dinamo Zagrebit dhe 3 Shkurt ndaj Qabalasë, për t’u rikthyer të nesërmen sërish në Tetovë.

Ja lista e futbollistëve të Shkëndijës, që kanë udhëtuar në Antalia për vijimin e fazës përgatitore:

Portierë: Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Saladin Mustafi, Artan Iljazi.

Mbrojtës: Bazhe Todorovski, Mevlan Murati, Egzon Bejtullai, Olsi Teqja, Mevlan Adili, Leard Sadriu, Ylber Beqiri, Ardian Cuculi.

Mesfushorë: Ennur Totre, Besmir Bojku, Armend Alimi, Enis Fazlagiç, Sabit Bilalli, Ferhan Hasani.

Sulmues: Izair Emini, Alban Rasimi, Ensar Luma, Marjan Radeski, Stenio Junior, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti.

Stafi teknik: Qatip Osmani (kryetrajner), Bashkim Livoreka (ndihmës trajner), Erhan Selimi (ndihmës trajner), Samet Zejneli (trajner i portierëve), Metin Dalip (Përgatitësd atletik).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme