Shkëndija e Tetovës fitoi një përballje të vështirë ndaj Vardarit në ligën e futbollit maqedonas, duke shtuar presionin te kryesuesit dhe rivalët për titullin.
Ekipi shqiptar arriti t’i bëjë ballë presionit dhe koreve raciste për të shënuar nga një gol në çdo pjesë në Shkup. Izair Emini i dha avantazhin Shkëndijës mes protestave të vendasve nëse sfera kishte kaluar apo jo vijën fatale.
Ky episod shkaktoi protesta dhe ndërprerjen e përkohshme të sfidës nën parullat ofenduese ndaj shqiptarëve, të ultrasve maqedonas.
Por Ibraimi shënoi golin e dytë që vulosi gjithçka. Me suksesin e marrë, Shkëndija është vetëm 4 pikë larg Vardarit kryesues. /Tch/
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës