Google ADS

Shkëndija – Shkupi, mbyllet derbi shqiptar në Maqedoni

18:13 | 22 Tetor 2017
Arbresh.info

Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi janë përballur këtë të diel në derbin e shqiptarëve të Maqedonisë. Në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të kampionatit maqedonas fitues doli skuadra tetovare, e cila triumfoi në fund 4-1.

Tetovarët ishin shumë më të mirë falë lojës maestro të kapitenit Ferhan Hasanit. Ibraimi, autogoli i Krivanjevës dhe dy realizime të Hasanit i japin skuadrës 3 pikë të reja me të cilat përforcohet kreu i renditjes.

Ibraimi (17′(, Krivanjeva (24’-autogol), Hasani (54’ e 82’) shënuan për fitoren e Shkëndijes dhe Jasharovski (75′) për Shkupin. Shkëndija kryeson me 28 pikë, ka nëntë me shumë se vardari i Shkupit, por kjo fundit ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme