Java e pestë e kampionatit më të mirë të Maqedonisë ka dëshmuar se ky sezon do të jetë mjaft interesant dhe se për titullin kampion, pozitën për dalje në garat evropiane dhe mbijetesë do të jetë e hapur, njofton Telegrafi.
E gjithë vëmendja dje ishte në stadiumin e Çairit në Shkup, ku u luajt derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo që përfundoi me barazim 1-1. Në fushë dy ekipet e dëshiruan fitoren, ndërsa në tribuna që kishte më shumë se 6.000 shikues u pa një atmosferë e mrekullueshme dhe anim korrekt dhe dinjitoz.
Shkëndija me këtë barazim vazhdon të mbetet lider dhe i pamposhtur, duke treguar ambicie të qarta për titull, ndërsa Shkupit dal ngadalë po i rrëshqet nga duart gara për titull, por edhe pozita që do ta dërgojë në garat evropiane do të jetë mjaft e vështirë, pasi nga 5 javët e para ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy disfata.
Edhe Struga po luan me ndryshime nga java në javë. Sigurisht se kualiteti i futbollistëve strugan me Pelisterin që këtë sezon u inkuadrua në Ligën e Parë janë të mëdha dhe pritej fitore e struganëve, por ndodhi e kundërta, morën vetëm një pikë. Strugën në javën që vjen e pret një duel tjetër i vështirë, ku do të ketë mysafir Shkupin.
Edhe Gostivari dështoi këtë javë, pasi ishte favorit absolut ndaj Vardarit të fundit. Por kur pritej fishkëllima e fundit, shkupjanët barazuan nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë. Por Gostivari mbetet lartë në tabelë dhe ndjekës i afërt i liderit Shkëndijës. Besa dhe Voska këtë javë nuk patën fat, u mundën nga kundërshtarët e tyre.
Besa humbi si mysafire me rezultat të ngushtë 3-2 në Strumicë nga AP Brera, ndërsa Voska luajti në shtëpi në Ohër, ku u mund 0-3 nga Sileksi, /Telegrafi/
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...