Shkëndija nga Tetova shpallet kampion i Maqedonisë për të dytin vit radhazi

19:00 | 4 Maj 2019
Arbresh Info

Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija ka fituar edhe matematikisht titullin kampion për sezonin 2018/19 në Superligën e Maqedonisë.

Shkëndija ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Rabotnicki, e vlefshme për javën e 32-të.

Kjo fitore erdhi falë golit të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes nga mesfushori i talentuar Ennur Totre.

Me këtë fitore, klubi tetovar ka arritur të shpallet edhe matematikisht kampion i Maqedonisë për sezonin 2018/19.

Ky ishte viti i dytë radhazi që kuqezinjtë shpallen kampion, ku edhe kësaj radhe e mposhti në garë ekipin shkupjan Vardari.

https://www.facebook.com/fcshkendija/posts/2269191769770033:0

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fundit, Shkëndija ka 72 pikë në vendin e parë, ndërsa Vardari i dyti me 59 pikë.

https://www.facebook.com/fcshkendija/posts/2269239463098597:0

Për klubin e formuar në vitin 1979 ky ishte titulli i tretë në histori.

Golashënuesit më të mirë të Shkëndijës këtë sezon ishin Besart Ibrahimi dhe Izair Emini me nga 11 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme