Me një marrëveshje dypalëshe, Shkëndija dhe Bruno Akrapovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kështu ka njoftuar klubi tetovar.
Strategu boshnjak u rikthye në krye të kampionit në fuqi të Maqedonisë së Veriut në fillim të sezonit 2021/2022, pasi klubi e kishte shkarkuar trajnerin Ernest Gjoka në fund të muajit korrik.
“KF Shkëndija njofton se trajneri Akrapovic nuk do të jetë më shef i stafit teknik të kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi.
“Klubi dhe tekniku Akrapovic kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve”.
“Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon trajnerin Akrapovic për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij si trajner”, thuhet në njoftimin e klubit nga Tetova.
Shkëndija është aktualisht e dyta në renditjen tabelare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut me 13 pikë prapa liderit Shkupi. Në 25 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 13 fitore, nëntë barazime dhe tri humbje.
— Shkëndija Football Club (@fcshkendija) April 4, 2022
Ana refuzon kërkesën e nënës për të dal nga shtëpia, merr te...
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në kryeqytet ndaj Siga...
Ja pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e t...
Pse je kaq e zbehtë?
Progres-raporti për Serbinë: Beogradi nuk ka avancuar në neg...
Rebelët Houthi sulmojnë 3 anije në Detin e Kuq dhe Arabik