Java e tretë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është kompletuar me ndeshjen e fundit AP Brera – Shkëndija, të cilën tetovarët e fituan me rezultat 0-2.
Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri me pak mund por me administrim të mirë të lojës dhe një disiplinë të madhe, mori tri pikë të rëndësishme në Strumicë, atje ku shumë ekipe e kanë vështirë të fitojnë.
Autor i dy golave ishte Fiton Ademi, i cili u tregua dinak dhe i shkathët pranë portës kundërshtare. Fillimisht shënoi në minutën e dytë të pjesës së dytë, ndërsa golin e radhës e shënoi në minutën e 63-të.
Pjesën tjetër të lojës Shkëndija e menaxhoi mjaft mirë, ndërsa trajneri Beqiri bëri disa zëvendësime të rëndësishme për të freskuar ekipin.
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat