Shkëndija ka arritur ta eliminojë Sheriff Tiraspolin pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Ndeshjen e parë tetovarët të zhvilluar në Shkup e kishin fituar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Moldavi, skuadra shqiptare ishte shumë e kujdesshme dhe e vetëdijshme se për çfarë qëllimi ka ardhur.
Edhe përkundër dëshirës së madhe të vendasve për të shënuar sa me herët në rrjetën e Konstantin Zahov, një gjë të tillë nuk arritën.
Rastin më të mirë e kishte Rifet Kapic që goditi vetëm shtyllën.
Në anën tjetër Shkëndija në pjesën e parë u mbrojt mirë dhe me anë të kundërsulmeve, kërkonte të shënonte në portën e Sheriffit.
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1802412066541069/
Në pjesën e dytë skuadra vendas sulmoi shumë dhe e kërkoi golin në disa raste.
Shkëndija arriti të qëndrojë mjaftë mirë dhe kishte rast të shënojë me Izair Eminin, por që nuk arriti ta bëjë.
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1802446723204270/
Në fund ndeshja u mbyll pa gola dhe e dërgoi Shkëndijën në raundin e tretë.
Në këtë raund Shkëndija do të takohet me kampionët e Austrisë, RB Salzburgun.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...