Skuadra e madhe shqiptare, Shkëndija eleminohet nga Liga e Konferencës.
Pas dy disfatave ndaj skuadrës sllovene të Mura (0:5, 0:1) në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, skuadra tetovare u mund edhe në të dyja ndeshjet e Ligës së Konferencës, këtë herë nga skuadra letoneze e FC Riga.
Pas disfatës 2:0 në Letoni, “kuqezinjtë” sonte në arenën “Todor Proeski” pësuan disfatë 1:0, duke u eliminuar kështu edhe nga Liga e Konferencës, shkruan “infoSport.mk”.
Golin e vetëm për ekipin e FC Riga e realizoi Soisalo në minutën e 52-të, duke i siguruar skuadrës së tij një vend për në turin e tretë të këtij kompeticioni më të ri futbollistik.
Sezon ky për tu harruar nga Shkëndija në Europë, aty ku shpresojmë të shohim një skuadër më ndryshe “kuqezi” sezonin e ardhshëm.
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...