Shkëndija e ka nisur me barazim sezonin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë duke luajtur 2-2 në derbin kundër Vardarit.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra shqiptare e nisi keq sfidën duke pranuar gol që në minutën e pestë të takimit. Realizues ishte Tigran Barseghyan.
Nikoqirët u përpoqën në vazhdim të fraksionit të parë t’i ndryshonin gjërat, mirëpo nuk ia dolën ta bënin këtë.
Për më shumë, ata dështuan ta konvertonin në gol një penallti, pasi Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e goditur transversalen.
Pak minuta brenda pjesës së dytë (54′), rezultati u barazua. Ishte Besart Ibraimi futbollisti që i nivelizoi shifrat.
Sulmuesi 31-vjeçar ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë duke e lënë të pashpresë portierin kundërshtar.
Në vazhdim, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Armend Alimi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (63′) për protestë ndaj gjyqtarit.
Megjithatë, përkundër inferioriteti numerik, kuqezinjtë ia dolën që ta përmbysnin rezultatin me golin e Festim Bojkut (74′).
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazonin rezultatin (85′), ashtu që skuadrat i ndanë pikët nga ky takim.
Në ndeshjen tjetër, Renova ka fituar bindshëm (4-3) në udhëtim te Rabotnicki. Alban Sulejmani (4′), Faton Jusufi (11′) dhe Vlatko Stojanovski (48′ dhe 68′) ishin golashënuesit për ekipin tetovar. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...