Ballkani i Suharekës është zhvendosur në Durrës të Shqipërisë për të nisur me përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror.
Skuadra ka synime të mëdha këtë edicion në Superligën e Kosovës si dhe kupë, derisa djelmoshat që drejtohen nga Bledi Shkëmbi janë të etur për suksese, raporton “Zeri.info”.
Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 38 pikë, derisa në Kupën e Kosovës ndodhet në çerekfinale.
Fillimisht, trajneri nga Shqipëria thekson se përgatitjet në Durrës po ecin mjaft mirë.
“Përgatitjet po ecin shumë mirë, po marrim ngarkesat e duhura dhe shpresojmë të mos kemi probleme dëmtimesh pasi kjo fazë është e rëndësishme”, ka thënë Bledi Shkëmbi.
“Skuadrën e kam gjetur mirë, skuadra është e stërvitur mirë dhe me dëshirë të madhe për t’u stërvitur”.
Duke folur për gjendjen e Arbër Hoxhës, i cili kishte pasur një lëndim të rëndë nga viti i kaluar, ai shpreson që futbollisti dukagjinas ta gjejë shumë shpejt formën optimale.
“Arbër Hoxha është një futbollist shumë i mirë dhe ne shpresojmë që ai ta arrijë shumë shpejt formën më të mirë. Jam i bindur se do ta bëjë një edicion shumë të mirë”, tregon më tej ish-trajneri i Lirisë së Prizrenit dhe Teutës së Durrësit.
Për fund, ai thotë se synimet e tij me Ballkanin janë ta fitojnë çdo ndeshje.
“Synimet e mia janë njësoj me ato të klubit dhe futbollistëve. Ne synojmë të fitojmë në çdo ndeshje dhe në fund të arrijmë objektivat”./Arbresh.info/
Shoqata e Prokurorëve i reagon deputetit Muja: Dënojmë çdo p...
Arrestohet i dyshuari tretë që kërkohej për disa vjedhje të ...
Osmani takon ambasadorin Wood, flasin për paqen dhe sigurinë...
Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgi...
VV-ja shpenzoi mbi 351 mijë euro për tre muaj, pagoi edhe pë...
Krerë të institucioneve të drejtësisë nga Kosova në Portugal...