Sulmuesi kosovar mund të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e Colorados
Shkëlzen Gashi mund të rikthehet në futbollin evropian gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi kosovar i kaloi tri vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku luajti me ekipin Colorado Rapids.
Mirëpo, klubi nga Major League Soccer nuk ia vazhdoi kontratës sulmuesit dhe ai tash është i lirë.
Prandaj, mediat e huaja shkruajnë se ish-përfaqësuesi shqiptar mund të rikthehet në Zvicër, aty ku edhe e filloi karrierën.
Interesim për 30 vjeçarin ka shfaqur ekipi Grasshopper.
Sulmuesi kosovar kishte luajtur për ekipin nga Zurichu në periudhën 2012/2014.
Ndërsa, për Coloradon, Gashi ka realizuar 13 gola në 64 ndeshje. /Gazeta Express
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...