Google ADS

Shkëlqimi me Napolin, Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

11:16 | 24 Dhjetor 2024
E.K

Ka përfunduar xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, ku skuadrat e mëdha kanë marrë pikët e plota.

Inter, Napoli, Juventus, Milan, Roma, Atalanta dhe Lazio të gjitha kanë fituar këtë javë ndeshjet e tyre.

SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Serie A, ku vend ka zënë edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi dardan ka qenë fantastik në fitoren e Napolit 1-2 në udhëtim te Genoa, duke shënuar edhe një gol të rëndësishëm.

Në portë është Turati i Monzës, derisa në mbrojtje përveç Rrahmanit janë edhe Holm (Bologna), Augusto (Inter) dhe Augello i Cagliarit.

Në mesfushë është Leandro Paredes, derisa ofensiva përbëhet nga Alexis Saelemaekers, Paulo Dybala, Charles De Ketelaere, Kenan Yildiz dhe Artem Dovbyk. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme