“Shkëlqimi im u shua” – Lewandowski shpjegon arsyen e formës së dobët këtë sezon

18:25 | 2 Shkurt 2024
E.K

Robert Lewandowski e filloi sezonin e tij të parë me Barcelonën si një raketë e vërtetë. Ai theu disa rekorde në muajt e tij të parë me blaugranasit. Por ndonjëherë në futboll ndodh që një futbollist të pësoi rënie drastike të formës, dhe kjo është ajo që ndodhi me polakun në vitin 2023.

“Në vitin 2023, ishte një moment kur u ndjeva jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht më i dobët. Atë vit, të gjitha gjërat e këqija dhe negative dukej se u bashkuan në një moment. Gjithçka u akumulua”, u shpreh sulmuesi polak në një intervistë për kanalin polak Foot Truck.

“Sigurisht që kam bërë edhe gabime, rashë në një lloj vrime të zezë dhe mu desh shumë të dilja prej saj , të kthehesha në normalitet dhe në futboll nuk është kaq e lehtë ta bësh atë brenda një ose dy javësh”.

Sidomos, rënia e tij ndodhi pas Kupës së Botës 2022 në Katar , të mbajtur në dhjetor të atij viti dhe duke thyer plotësisht dinamikën e garave të klubeve. Për shumë lojtarë dhe skuadra ka pasur një para dhe pas Kupës së Botës, për mirë ose për keq.

Rënia e formës së Lewandowskit u vërejt edhe më shumë pas përfundimit të Kupës së Botës 2022 në Katar, ani pse polaku nuk ishe i vetmi lojtar tek i cili ndikoi për të keq ky turne.

“Gjatë asaj periudhe kam bërë teste fizike dhe stërvitje individuale në kohën time të lirë dhe më ka rezultuar se më është dukur mirë dhe gjithashtu më ka dhënë shumë përgjigje. E shoh që jam duke ecur përpara fizikisht edhe në klub”, është shprehur ai.

“Mund të shikoj prapa dhe kjo është një shenjë për mua që më tregon se ka ende ditë të mira përpara, por në vitin 2023 ishte një moment kur shkëlqimi im u shua”, përfundoi ai./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme