Shkëlqim Demhasaj ka arritur të shënoj një tjetër gol me fanellën e Luzernit.
21-vjeçari ishte titullar për skuadrën e tij ndaj St Gallenit në fitoren bindëse 3-0.
Demhasaj arriti të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 57-të.
Goli ndaj St Gallenit ishte i katërti në këtë edicion për talentin nga Deçani.
Përveç katër golave, Demhasaj ka asistuar edhe në dy të tjerë në elitën e futbollit zviceran.
Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për tu deklaruar pas fitores ndaj St Gallenit.
“Paraqitje e mrekullueshme nga skuadra dhe rikthehemi te fitoret. I lumtur që pata mundësi të ndihmoj ekipin me një gol”, ka shkruar Demhasaj në faqën e tij zyrtare në Facebook.
Në këtë takim për Luzernin në fushë ishte edhe ylli i Kosovës, Hekuran Kryeziu që luajti 75 minuta dhe shkëlqeu në mesfushë.
https://www.youtube.com/watch?v=Tb69h6wIQCk
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...
Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së K...
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter