Formula 1 ka ulur siparin sot me Çmimin e Madh të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe në këtë garë ishin makinat Mercedes ato që dominuan, por me ndryshimin se fitues u shpall finlandezi Valtteri Bottas, që la pas kampionin e botës, Lewis Hamiltonin.
Menjëherë pas dy makinave Mercedes, vinin dy makinat e kuqe Ferrari, me Vettelin që u ngjit në podium dhe finlandezin Raikkonen, që e mbylli garën në vendin e 4-t.
Gjithsesi, verdiktet e këtij sezoni ishin dhënë më herët dhe gara vlente vetëm për sodisfaksionin personal të pilotëve, por edhe për kënaqësinë e të apasionuarve pas këtij sporti.
Kështu, piloti britanik i Mercedes, Hamilton, u shpall kampion në këtë sezon të Formulës 1, titull të cilin e fitoi kur kishin mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar ende. Nga ana tjetër, skuadra gjermane Mercedes, arriti të fitojë titullin kampion për konstruktorë, kur duheshin ende edhe tre gara për t’u mbyllur kampionati.
Ky sezon i Formulës 1 do të mbahet mend për rivalitetin e madhe mes Sebastian Vetteli dhe Lewis Hamiltonit. Në pjesën e parë të sezonit, ishte pikërisht gjermani i Ferrarit, ai që kryesonte renditjen për pilotë, por në garat e fundit humbi shumë terren, duke i dhënë mundësi britanikut të Mercedesti, ta parakalojë dhe të shkëputet, për të fituar titullin dy gara nga fundi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...