Mikkel Damsgaard ka qenë njëri nga zbulimet e Kampionatit Evropian, Euro 2020.
Sulmuesi i talentuar danez ka qenë ndër më të dalluarit te Kombëtarja e tij, derisa ka arritur edhe të shënoj e asistoj.
21-vjeçari realizoi dy gola në Euro 2020 dhe asistoi në një tjetër duke qenë ndër lojtarët e rinj më të mirë në këtë evropian.
E falë paraqitjeve fantastike në Kampionatin Evropian, vlera e Damsgaard është rritur ndjeshëm.
Sampdoria shpenzoi rreth shtatë milionë euro për transferimin e tij vitin e kaluar, derisa tani lojtari vlerësohet rreth 35 milionë.
Calciomercato ka raportuar se tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Inter dhe Milan janë futur në garë për sulmuesin e talentuar.
Damsgaard ka shkëlqyer edhe në vitin e tij të parë në Serie A, ku shënoi dy gola dhe dhuroi katër asistime.
Gjithsesi jo vetëm skuadrat e mëdha italiane e duan atë, pasi interesim ka shfaqur edhe Barcelona, Leeds United, Tottenham Hotspur dhe Leicester City.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...