Google ADS

Shkëlqeu me Borën. Hellens MVP i javës

16:05 | 1 Prill 2025
D.H

Vëllaznimi, fitues i Ligës Unike, sërish triumfoi pas vazhdimeve, kësaj radhe në javën e 26-të të ProCredit Superligës ndaj Borës.

Paraqitje të jashtëzakonshme dhuroi Jericole Hellems ndaj prishtinasve me 42 pikë, duke shtuar edhe tri kërcime e tri asistime, ku e kishte indeksin 36 apo më të lartin e kësaj xhiro. Ai shpallet MVP i javës pas kësaj super paraqitje, përcjell Arbresh.info.

Një ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe Don Polloshka me 17 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime. Kjo paraqitje e Donit vjen pas asaj super paraqitje në finalen e Ligës Unike ndaj Sigal Prishtinës.

Një ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Lis Shoshi i Golden Eagle Yllit. Në fitoren ndaj Bashkimit, qendra e Kosovës kishte 17 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Peja triumfoi bindshëm ndaj Sigal Prishtinës me 30 pikë dallim (100:70), kurse te vendasit më i dalluari ishte Benas Griciunas me 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Kampionia Trepça fitoi ndaj vendit të fundit, Proton Cable Prizrenit, ku te vendasit shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Mikaile Tmusiq e mbylli ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, duke hyrë në Top 5 e kësaj jave./Arbresh.info

MVP

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 42 pikë, 3 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi

Top 5

Jericole Hellems (Vëllaznimi) 42 pikë, 3 kërcime, 3 asistime, 36 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Benas Griciunas (Peja) 18 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi

Mikaile Tmusiq (Trepça) 15 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi

Don Polloshka (Vëllaznimi) 17 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 22 indeksi

Të ngjashme

Foto lajm