Shkëlqen Sadiku, shënon në fitoren ndaj Lausannes

20:11 | 4 Mars 2017
Arbresh Info

Armando Sadiku vazhdon të shkëlqej tek skuadra zvicerane.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka ndihmuar Luganon të siguroj fitore në takimin e xhiros së 23 të Super Ligës ndaj Lausannes, shkruan portali arbresh.info.

25-vjeçari shënoi golin e parë në fitoren 2 me 1 në ‘Sadio di Cornaredo’. Sadiku dërgoi fillimisht në epërsi (6′) skuadrën e trajnerit Paolo Tramezzani, ndërsa goli i dytë dhe i fitores u shënua nga Alioski në minutën e 56′.

Futbollisti i lindur në Cërrik të Shqipërisë, që është huazuar nga Zurichu, ka shënuar gjithsej tri gola gjatë katër paraqitjeve të bërë në Super Ligën e Zvicrës këtë edicion./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme