Paris Saint-Germain ka arritur të mposht Real Sociedadin edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat 2-1, në kuadër të 1/8 së finale në Champions League.
Ishte Mbappe që fillimisht shënoi golin e parë në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti lojtar në minutën e 56-të dyfishoi epërsinë e parisienëve.
Ndërsa, Mikel Merino shënoi golin e nderit për spanjollët në minutën e 89-të.
Pas dy ndeshjeve Parisi ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-1 dhe ka arritur të kualifikohet në çerekfinale, të garës më prestigjioze në nivel klubesh Uefa Champions League.
Përveç francezëve në çerekfinale u kualifikua edhe Bayern Munich që arriti të përmbys rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Lazios./Arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...