Gjyqi i shekullit në futbollin anglez është programuar për vjeshtën e vitit të ardhshëm. Nëpërmjet një raportimi ekskluziv Daily Mail bën të ditur se Premier League dhe Manchester City kanë rënë dakord për një datë për tu përballur para një paneli të pavarur në lidhje me dëgjimin e palëve në procesin më të madh të futbollit anglez.
Premier League ka akuzuar kampionët e saj me plot 115 shkelje të rregullave financiare në shkurtin e kaluar, pas një hetimi që kishte lindur që në 2018. Përgjatë gjihë kësaj kohe Liga angleze dhe klubi kanë qëndruar të rezervuuar duke mos e komentuar cështjen, por Daily Mail zbulon se një datë për procesin është programuar tanimë, në vjeshtën e vonë të vitit 2024.
Ata që e njohin situatën besojnë se një konkluzion apo vendim përfundimtar nuk do të merret deri në fundin e sezonit të ardhshëm, kohë kur do të skadojë edhe kontrata aktuale e Pep Guardiolës. Procesi vazhdon në fshehtësi maksimale dhe është në fazën e marrjes së deklarimeve nga dëshmimtarët, dicka që do të vazhdojë deri pranverën e ardhshme.
Nëse gjyqi vazhdon sipas parashikimeve një vendim do të merret në verën e 2025, edhe pse shtyrjet mund ta spostojnë atë për më pas. Gjithashtu kushdo që të fitojë, vështirë se pala tjetër nuk do të apelojë, një skenar që do të kërkonte akoma më tepër kohë.
City është i vendosur të ndjekë edhe hapat e tjerë ankimues, edhe pse këtë herë ata nuk do të jenë të aftë të shkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që i cliroi nga dënimi i Uefas për përjashtimin nga Champions League. Manchester City akuzohet për 115 shkelje të rregullave financiare të kryera në harkun e 14 sezoneve që nga ai 2009-2010. Akuaza përfshin pretendime mbi raportimet financiare dhe mungesë bashkëpunimi me Premier League në hetimin që u hap në 2018, ndërsa klubi mohon gjithcka./ss
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë