Shkarkimi i Maurizio Sarri pas vetëm një sezoni dhe mbajtja e tij në listën e pagave do t’i kushtojë Juventusit 17.3 milionë euro.
Sipas Calcio e Finanza, që analizon llogaritë e klubeve, kostoja e pushimit nga puna e trajnerit Sarri është edhe më e madhe nga sa mendohej.
Ai u shkarkua në 8 Gusht 2020, vetëm disa ditë pasi fitoi Scudetto në edicionin e tij debutuese, për t’u zëvendësuar nga Andrea Pirlo.
Duke inspektuar nga afër dokumentet, Calcio e Finanza ka gjetur prova që Juve do të duhet të vazhdojë të paguajë Sarri dhe stafin e tij 15,4 milionë euro derisa kontrata të skadojë në qershor 2022.
Kjo nuk është e gjitha, pasi ka edhe kosto të tjera në lidhje me Sarrin në vlerë 1.8 milionë euro.
Kjo e çon koston totale të shkarkimit të parakohshëm në 17.3 milionë euro nëse arrin në përfundimin e saj natyror në qershor 2022.
Sidoqoftë, ekziston një klauzolë që lejon Juventusin të përfundojë marrëveshjen për 2.5 milionë në qershor 2021. /Telegrafi/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...