Google ADS

Shkaku i luftës, shtyhet ndeshja e play-offit të Botërorit, Ukrainë – Skoci

12:14 | 8 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ndeshja Ukrainë – Skoci nuk do të zhvillohet këtë muaj, siç ishte në plan.

FIFA ka vendosur ta shtyjë këtë takim për shkak të luftës në të cilën u përfshi Ukraina me Rusinë, njoftojnë mediat angleze.

Ukrainasit do të luanin me skocezët në ndeshjen e play-offit të Botërorit 2022, i cili do të mbahet këtë vit në Katar.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Hampden Park” në Glasgoë më 24 mars.

Mirëpo, Ukraina ka kërkuar nga FIFA që ta shtyjë lojën për një datë tjetër.

Kështu, me gjasë do të shtyhet edhe ndeshja tjetër e play-offit, Uells – Austri.

Pra, fituesit e këtyre dy dueleve do të përballeshin në mes vete.

Janë në vazhdën e diskutimeve datat e reja, që me gjasë do të jenë në muajin qershor.

Edhe ndeshjet e Rusisë, nga ana tjetër, janë shtyrë me vendim të FIFA-s, e cila e ka përjashtuar në afat të pacaktuar këtë vend nga garat që i organizon ajo dhe UEFA. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme