Shkaktar koronavirusi, lojtarët e Realit në karantinë

16:03 | 12 Mars 2020
Arbresh Info

Lojtarët e Real Madrid kanë hyrë në karantinë, pasi lojtari i basketbollit të klubit i ka dal pozitiv testi.

Kjo ka bërë që të gjitha stërvitjet të anulohen dhe tërë lojtarët janë mbyllur në hotel, transmeton portali arbresh.info.

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha në të gjithë botën, derisa La Liga është suspenduar për dy muaj.

Ndeshja e radhës për Real Madrid duhej zhvilluar kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, por ka mundësi të shtyhet nga UEFA./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme