Shiten të gjitha biletat për ndeshjen, Maqedonia e Veriut – Kosova

17:52 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se për ndeshjen play-0ff të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, janë shitur të gjitha biletat.

FFM pasi bëri të ditur se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen me Kosovën, shtoi se ndeshja do të zhvillohet me tifozë, nëse nuk ka ndonjë kërkesë nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i coronavirusit.

“Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur”.

“Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë”.

“Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi”.

“Kujtohuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’”, thuhet në njoftimin e FFM.

 Hera e parë që Maqedonia e Veriut luan me stadium plot

Në ‘Tose Poroeski Arena’, më 26 mars, Dardanët do të synojnë fitoren, për të vazhduar ëndrrën për kualifikimin në Euro 2020.

Duke pasur parasysh se kapaciteti i ‘Tose Proeski Arena’ është 36460 ulëse, atëherë kjo do të thotë se është vendosur rekord i ri në Maqedoninë Veriore.

Ndeshja që ka pasur numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në një ndeshje të Maqedonisë ishte ajo e luajtur kundër Spanjës, e cila luhej me rastin e 100 vjetorit të kombëtares, e ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë. Ndeshja me Spanjën si kampione e Evropës luhej më 12 gusht të vitit 2009.

Kështu, rekordi do të thyhet pas 11 viteve, me Kosovën që do të gëzojë interesim më të madh.

E vetmja gjë që mund ta ndal këtë rekord është coronavirusi, që mund të bëjë që ndeshja të luhet pa tifozë, pasi që nga tani ka indikacione./telegrafi

Të ngjashme