Kosova do të jetë kundërshtari i radhës për Maqedoninë Veriore.
Në ‘Tose Poroeski Arena’, më 26 mars, Dardanët do të synojnë fitoren, për të vazhduar ëndrrën për kualifikimin në Euro 2020.
Para kësaj ndeshje, federata maqedonase e futbollit ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat, përcjell lajmi.net.
Duke pasur parasysh se kapaciteti i ‘Tose Proeski Arena’ është 36460 ulëse, atëherë kjo do të thotë se është vendosur rekord i ri në Maqedoninë Veriore.
Ndeshja që ka pasur numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në një ndeshje të kombëtares së Maqedonisë ishte ajo e luajtur kundër Spanjës, e cila luhej me rastin e 100 vjetorit të kombëtares, e ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë, në ‘Philip II Arena’.
Ndeshja me Spanjën si kampione e Evropës luhej më 12 gusht të vitit 2009. Kështu, rekordi do të thyhet pas 11 viteve, me kombëtaren e Kosovës që do të gëzojë interesim më të madh.
E vetmja gjë që mund ta ndal këtë rekord është koronavirusi, që mund të bëjë që ndeshja të luhet pa tifozë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...