Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi se afro 3 milionë bileta janë shitur para Kupës së Botës “Katar 2022.
Në njoftimin e FIFA-s thuhet se për turneun që do të fillojë më 20 nëntor dhe i cili do të organizohet për herë të parë në Lindjen e Mesme dhe botën arabe, ka një interesim të madh, raporton AA.
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino në vlerësimin e tij rreth çështjes tha: “Botërori në Katar do të jetë më i miri i zhvilluar ndonjëherë. Kur shikoni vendin; është i gatshëm me gjithçka përfshirë stadiumet artistike, fushat e treningut, metrotë, infrastrukturë të gjerë. Bota është e emocionuar. Katari është i gatshëm. Punimet janë kryer. Të përgatitemi së bashku për turneun më të mirë”.
Në konferencën për media të mbajtur në kryeqytetin e Katarit, Doha, nga organizatorët në lidhje me përgatitjet për Botërorin, u tha se për shkak të interesimit të madh ishin gati edhe 30 mijë dhoma hoteli shtesë.
Më tej thuhet se vendet me kërkesën më të madhe për turneun, ku janë shitur 2.89 milionë bileta deri më sot, janë SHBA-ja, Arabia Saudite, Britania e Madhe, Meksika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, Brazili dhe Gjermania.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje