Befasia e këtij fillim sezoni është klubi nga kryeqyteti, Flamurtari, i cili është lider i Ipko Superligës së Kosovës, pas katër xhirosh të zhvilluara.
Flamurtari i udhëhequr nga kryetrajneri, Arsim Thaqi, deri më tani nuk po njeh kundërshtarë, duke arritur të marrin pikë të plota edhe ndaj kampionit aktual, Drita, si mysafirë me rezultat 1 me 3.
E për të pasur këtë super formë Flamurtari, në ndihmë i ka ndalur edhe sulmuesi 26 vjeçar, Alban Shillova.
Shillova në këtë sezon ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar pesë gola në katër ndeshje.
Në takimin e fundit ndaj Lirisë, ai shënoi dopiet.
Sulmuesi i kuqezinjëve në një intervistë për Arbresh.Info ka folur për synimet e tij, të klubit si dhe problemet financiare që ka pasur klubi.
Flamurtari po krahasohet me klubin anglez, Ëatford, të cilët janë në të njëjtën ecuri në Premierligë, duke fituar katër ndeshjet e para të sezonit për herë të parë në histori të klubit.
Alban këtë sezon keni rigjetur formën më të mirë, cila është formula?
Po e vërtetë që jam në formë të mirë dhe po e ndihmojë skuadrën. Formula është vetëm puna që e bëjmë së bashku me bashkëlojtarët dhe stafin.
-Si iu bindi trajneri Thaqi, për t’u transferuar në Flamurtar?
Kam vazhduar me Flamurtari, edhe pse kam pasur shumë oferta nga klubet tjera, por e kam pa një organizim të mirë të klubit dhe vendosa të vazhdojë qëndrimin në klub.
-Deri më tani keni shënuar 5 gola, sa mendoni se do t’i shënoni?
Shpresoj që të shënojë sa ma shumë dhe në çdo lojë të gjejë rrjetën e portierit kundërshtarë. Jam në top formë për momentin, nidhem mirë fizikisht, shpresojë të vazhdojë kështu me këtë formë.
-4 ndeshje, 4 fitore, cilat jane synimet e Flamurtarit për këtë sezon?
Synimet e Flamurtarit janë vetëm me qenë një ekip stabil dhe i vështirë për t’u mposhtur nga të gjithë.
Klubi i ka tejkaluar problemet, gjithashtu edhe ne kemi vazhduar me punë, besoj që kjo është shpërblyer me rezultate në fushë.
-A i ka kryer të gjitha obligimet klubi ndaj jush?
Klubi i ka kryer të gjitha obligimet financiare.
-A do te jesh ti ‘Jamie Vardy’ i Flamurtarit ne rrugen per titull kampionit?
Nuk mund të them që do të jem Vardy, por do të bëjë më të mirë për Flamurtarin. Klubi nuk e ka synim titullin e kampionit. /arbresh.info/
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...