Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll mund të jetë në grup me Spanjën, Lituaninë ose Francën, krejt varet nga shorti.
Tetë shtetet e fundit që do të luajnë në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” janë konfirmuar të shtunën që e lamë pas.
Tetë kombëtaret, që të fundit e kanë siguruar nga një vend në këto kualifikime janë: Austria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Kosova, Holanda dhe Suedia.
Kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do të luhen në 6 dritare, duke filluar nga data 23 nëntor 2017 për të përfunduar më 25 shkurt 2019, me 12 kombëtaret që do të avancojnë tutje për në Kampionatin Botëror që pas dy viteve do të zhvillohet në Kinë.
Tetë kombëtaret që janë kualifikuar së fundi do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre në shortin që do të tërhiqet më 24 gusht (e enjte) me fillim nga ora 11:30 në Munich të Gjermanisë.
Shorti për këto kualifikime është tërhequr më parë, ku janë vendosur grupet, por tani kanë mbetur edhe 8 kombëtaret e fundit për t’i mësuar grupet e tyre.
Kombëtaret që fazën e parakualifikimeve e kanë përmbyllur në pozitat e para në grupet e tyre, Bullgaria, Estonia, Holanda dhe Suedia do të renditen më lartë dhe do të vendosen në Grupet B, D, F ose H, kurse Austria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të vendosen në grupet e tjera.
Kosova nuk do të mund të vendoset në Grupin G aty ku është Serbia.
Më poshtë mund ti gjeni grupet ku ka mundësi që Kosova të vendoset në shortin e së enjtes:
Grupi A
Grupi C
Grupi E
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...