Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Georginio Wijnaldum, është një hap larg kompletimit të huazimit te Roma.
Giallorossët kanë qenë mjaft të angazhuar në këtë afat kalimtar për përforcimin e skuadrës së Jose Mourinhos, i cili planifikon të konkurrojë për vendet e para në Serie A.
Paulo Dybala është një nga yjet që iu bashkua si lojtar i lirë, pastaj Nemanja Matic e Mile Svilar janë emrat tjerë të rinj që do të luajnë për klubin nga kryeqyteti italian.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, PSG dhe Roma tashmë po punojnë në kompletimin sa më të shpejtë të marrëveshjes dhe realizmin e transferimit.
Giallorossët janë pajtuar të paguajnë pesë milionë euro nga rroga prej 7.2 milionë eurosh e Wijnaldum, ndërsa lojtari ka hequr dora nga rreth një milion euro në formë shtesash për të lehtësuar transferimin.
Do të jetë huazim me opsion blerjeje në fund të sezonit, ndërsa Roma shpreson ta ketë lojtarin në ndeshjen e parë sezonale në Serie A ndaj Salernitanas më 14 gusht. /Telegrafi/
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta