Barcelona mund të detyrohet që të pres deri në muajin qershor për të marrë vendim nëse mund të transferojnë mbrojtësin gjerman Jonathan Tah.
Tah duket se është i vendosur të largohet nga kampioni gjerman Bayer Leverkusen kur kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në titullin e parë të Leverkusenit në Bundesliga, por 28-vjeçari po konsideron një aventurë të re.
Blaugranasit kanë qenë duke e ndjekur atë gjatë 12 muajve të fundit, por vendosën të mos bëjnë ndonjë ofertë për të në verë, pasi nuk ishin në gjendje ta përballojnë financiarisht.
Barcelona është qartësisht favoriti kryesor për të siguruar transferimin e tij, por ata janë në një situatë delikate, pasi duhet të bëjnë fillimisht shitje, ka raportuar Marca.
Inigo Martinez pritet që të aktivizojë klauzolën e tij në 2025 që është e bazuar në paraqitjet e tij, por e ardhmja e Ronald Araujo dhe Andreas Christensen është e pasigurt.
Drejtuesit e klubit do të detyrohen të presin për Tah, deri sa planet e Araujos dhe Christensen të bëhen të qarta./Telegrafi/
Sara, Vullnetit: Është tepruar kjo gjë me Fitimin
Detaje të reja nga tragjedia në Cetinje: U vranë 12 persona,...
Parashikimi i motit për sot
Vdes burri që dyshohet se vrau dhjetë persona në Mal të Zi
Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike ...
Zëvendësimet e mundshme të Rodrit: Pesë lojtarë që mund të n...