Ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, Andriy Shevchenko, u zgjodh unanimisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Shevchenko fitoi postin e lakmuar si numri një i futbollit ukrainas pasi fitoi 93 nga 94 vota në kongresin e saj.
Ishte vet ish-sulmuesi i njohur i Milanit i cili kishte të drejtë të hidhte votën e 94-të si delegat, por nuk e bëri këtë.
Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Ukrainës me 48 gola në 111 ndeshje nga 1995 deri në 2012.
Si futbollist, Shevchenko fitoi Champions League me Milanin në vitin 2003 dhe Topin e Artë vitin e ardhshëm.
Si i pari i Federatës Ukrainase ai zëvendëson Andriy Pavelkon, i cili ishte në krye që nga viti 2015 dhe është anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s./Arbresh.info/
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Andriy Shevchenko has been elected the new president of the Ukrainian FA. 🇺🇦 pic.twitter.com/MlSddkn9FX
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 25, 2024
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...