Andriy Shevchenko ka treguar se pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2005 ku humbi nga Liverpooli, ka parë ëndrra të këqija dhe zgjohej shpesh natën.
Ish-ylli i Ukrainës fitoi dy Liga të Kampionëve me Milanin, por humbi një në vitin 2005 kundër Liverpoolit.
Ishte një nga finalet më të mrekullueshme të Ligës së Kampionëve, pasi anglezët ishin duke humbur me tre gola disavantazh në pjesën parë, për tu kthyer në të dytën , duke e quar ndeshjen në penallti për ta fituar pastaj.
“Në tre muajt në vijim, unë do të zgjohesha duke bërtitur gjatë natës”.
“Ndonjëherë ende mendoj për këtë gjë. Shumë nga shokët e mi të skuadrës nuk kanë dashur kurrë ta shikojnë përsëritjen e asaj ndeshje, ndërsa unë e di atë përmendësh”.
“Liverpooli kishte vetëm një për qind gjasa nga 100, dhe ata nuk u dorëzuan, merita e tyre”, ka thënë Sheva.
Shevchenko kujtoi edhe një derbi të Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe fjalët që i tha Marco Materazzi para ndeshjes.
“Unë duhej ta luaja ndeshjen me pesë pllaka metalike në mollëz për shkak të një dëmtimi që kisha pësuar muaj më parë”.
“Brenda tunelit, Materazzi më tha gjëra jo të këndshme për atë që do të ndodh në fytyrën time dhe unë iu përgjigja duke qeshur”.
“Kjo nuk ishte sepse isha arrogant, por sepse e dija që ai nuk ishte i tillë në jetën reale. Ne të gjithë jemi pjesë e një shfaqjeje, dhe ai duhej të luante rolin e tij”.
“Për më tepër, njerëzit që u përpoqën të më frikësonin shpesh harronin se nga cili vend vija”, ka thënë Shevchenko.
Shevchenko u largua nga Milani në vitin 2009 për t’u bashkuar me Chelsean, duke thënë se nuk ishte gabim ky vendim.
“Galliani dhe Berlusconi u përpoqën të më mbanin në çdo mënyrë që mundnin”.
“Milani ishte shtëpia ime, por Abramovic po përpiqej të më nënshkruante për tre vjet. Kam marrë hak ndaj Liverpoolit, por me Chelsean, nuk shkoi mirë. Sidoqoftë, nuk mendoj se ishte një gabim”, përfundoi sulmuesi ukrainas.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...