Legjenda e AC Milan, Andriy Shevchenko ka konfirmuar se dëshiron që një ditë të rikthehet në “San Siro” si trajner i skuadrës.
Gjatë karrierës si futbollist, Shevchenko ka arritur me “Rosonerët” të fitojë titullin e Seria A dhe të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë që shpreson që një ditë të rikthehet në Milan si trajner.
“Milan është gjithmonë në zemrën time dhe një ditë, kur të vendosi të ndryshojë, do të doja t’i stërvitja ata”, tha legjenda e skuadrës.
Milan në sezonet e fundit ka humbur formën, pasi hera e fundit kur kanë fituar titullin e Seria A ishte vite 2010-11.
Kujtojmë që Shevchenko është në stolin e Kombëtares së Ukrainës që nga viti 2016./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...