Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, mëson se skuadra e Stefano Piolit mund ta kërkojë titullin e Serie A këtë sezon.
Ish-sulmuesi ukrainas, i cili i ka ndihmuar Rossonerët që ta fitojnë kampionatin, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Milanello, e ka lëvduar edhe ndikimin e Zlatan Ibrahimovicit te skuadra e tij.
“Padyshim që munden (të konkurrojnë për Scudetto). Është e qartë se kampionati është i gjatë, por Pioli e mbylli mirë edicionin e kaluar dhe e filloi këtë sezon akoma më mirë”.
“Këtë vit është e rëndësishme që të qëndrohet me këmbët në tokë. Ajo që bën dallimin është shpirti që vë në fushë. Rossonerët i ngjajnë një orkestre. Të gjithë e kanë detyrën e vet dhe e realizojnë mirë, Ibra i drejton me përsosmëri.
“Edhe Pioli i ka meritat e veta. Në mes të Zlatanit dhe trajnerit, (Paolo) Maldini e ka vënë veten në duart e dy drejtuesve të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Shevchenko për La Gazzetta dello Sport.
Në gjashtë javët e para në Serie A, Milani udhëheq në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Sassuolo që ndodhet në vend të dytë. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...